Ja çfarë thotë Granit Xhaka pas barazimit me Bournemouth

Granit Xhaka ka bërë të ditur se barazimi nuk ishte rezultati që “Topçinjtë” kërkuan

Arsenali ka marrë një pikë të vlefshme si mysafirë i Bournemouth, pasi nga 3:0 arritën të barazojnë në fund rezultatin në 3:3 ku Oliver Giroud shënoi në minutat shtesë pas harkimit të Granit Xhakës, transmeton Gazeta Express.

“Ishte një ndeshje që pati gjithçka. Nuk është rezultati që ne prisnim, por mirë që humbëm vetëm dy pikë e jo tri. Tani duhet të shikojmë për ndeshjen e radhës”, ka shkruar ai në Facebook. /Express/

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Ja çfarë thotë Granit Xhaka pas barazimit me Bournemouth Ja çfarë thotë Granit Xhaka pas barazimit me Bournemouth Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!